Rritja e rasteve me COVID-19, Rakacolli: Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara, brenda javës njoftim për universitetet

Mos i humb

Komiteti Teknik i Ekspertëve, u mblodh këtë të hënë për të vlerësuar ecurinë e pandemisë në vend.

Ekspertët ngritën shqetësimin e rritjes së numrit të infektimeve, të cilët sipas tyre ka ardhur si rezultat i mosrespektimit siç duhet të masave, duke i vënë ‘fajin’ neglizhencës të treguar gjatë periudhës së festave të fund vitit të 2020-ës e javëve të para të këtij viti.

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli theksoi se për momentin do të mbetet në fuqi pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Gjithashtu ajo u ndal dhe tek hapja e universiteteve. Rakacolli konfirmoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me ministrinë e Arsimit dhe brenda kësaj jave do të ketë një vendim lidhur me mundësinë që të paktën provimet të zhvillohen në auditoret e universiteteve.

https://fb.watch/3nKDlxFU9_/

“Nga diskutimet e bëra nga ekspertë, mendohet se kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave gjatë festave të fundvit dhe ditëve të para të janarit.

Nuk janë respektuar masat siç duhet e maskave, distancimit fizik.

Me rritjen e këtyre indikatorëve po vlerësohet shfaqja e mutacionit të ri.

Deri më tani situata vijon të jetë e kontrolluar dhe për këtë arsye është vendosur që universitetet po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar diçka konkrete për këtë realizim dhe do të kemi maksimumi një vendim brenda kësaj jave.

Gjithashtu do të mbetet në fuqi pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një moment të dytë.

Jemi në një moment delikat që lidhet me shirat, kemi mundësinë e ndryshimit të virusit siç dihet ka një shtim të infektueshmërisë së tij.

Qytetaret duhet të zbatojnë me rigozitet mbajtjen e maskave respektimin deri në detaj të distancomit social dhe fizik, sepse ajo të mbron nga të gjitha maskat”, tha Rakacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit