Rritja e rasteve me COVID-19, Republika Çeke nis kufizimet!

Mos i humb

Numri i infeksioneve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) të raportuara në Republikën Çeke ishte më i larti për të tretën ditë radhazi.

Me 5.394 raste të reja, numri i përgjithshëm në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 100 mijë.

Qeveria çeke është përgjigjur duke vendosur masa kufizuese për të parandaluar valën e përhapjes, ku disa prej tyre hynë në fuqi të premten dhe të tjerat të hënën. Të gjithë teatrot, kinematë, kopshtet zoologjike, muzetë, galeritë e artit, qendrat e fitnesit dhe pishinat publike do të mbyllen për të paktën dy javë.

Gjithashtu, të gjitha aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura do të ndalohen. Në natyrë, vetëm deri në 20 persona do të lejohen të marrin pjesë në aktivitete sportive, masë kjo që do të prekë garat profesionale siç janë ligat e futbollit.

Restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen në orën 20:00, kurse vetëm katër persona do të lejohen në një tryezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit