“Rritje e punësimit nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik në Shqipëri”

Mos i humb

Ekonomia e Shqipërisë vijoi të ndjekë një trend pozitiv zhvillimi në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 dhe se aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje, tha guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një konference për mediat.

Sejko theksoi se aktiviteti ekonomik ka mundësuar zgjerimin e punësimit, rritjen e pagave, si dhe përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5 për qind të normës së papunësisë, tha Sejko. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se kjo normë përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë së regjistruar në Shqipëri dhe sugjeron një përdorim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese në vend.

“Ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4.45 për qind në tremujorin e parë dhe të dhënat flasin për ritme pozitive rritjeje edhe në tremujorin e dytë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit pasqyroi rritjen e shpejtë të prodhimit të energjisë elektrike, në përgjigje të kushteve të mira hidrike”, tha Sejko.

Sipas tij, këto zhvillime në ekonominë e Shqipërisë janë mbështetur nga përmirësimi i ambientit të huaj, nga përmirësimi i besimit në ekonomi, si dhe nga kushtet e favorshme financiare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit