Më herët gjatë muajit, pamjet e rrjedhura të Google Pixel 7a, i cili pritet që të prezantohet zyrtarisht më 10 maj gjatë eventit Google I/O 2023, shfaqën telefonin e mençur në 3 ngjyra të ndryshme.
Dhe falë Evan Blass, tani ne mund ta shohim Pixel 7a me një ngjyrë të re, e cila shfaqet në një fotografi të shpërndarë në Twitter nga informatori i besueshëm, fotografi të cilën mund ta shihni më poshtë.
Blass nuk zbuloi emrin e marketingut të këtij versioni të ngjyrës, por pritet që Google të dal me diçka kreative, raporton GSM Arena.
![]()
Google ende nuk ka publikuar zyrtarisht datën e lansimit të Pixel 7a, e akoma nuk ka konfirmuar veçoritë e tij.
Megjithatë, disa materiale marketingu të rrjedhura i konfirmuan thashethemet e përparme se Pixel 7a do të ketë çipat Tensor G2 dhe Titan M2, ekran me 90Hz, kamerë kryesore me 64MP dhe karikim “wireless”.


