Rrjedhje e gazit në Londër, evakuohen 1.450 persona

Mos i humb

Zjarrfikësit në kryeqytetin britanik Londër mëngjesin e sotëm mbyllën stacionin hekurudhor Charing Cross në qendër të qytetit dhe evakuuan zonën përreth për shkak të rrjedhjes së një sasie të madhe të gazit natyror.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve dhe turistëve të mos i afrohen zonës në afërsi të sheshit “Trafalgar”. Rreth 1.450 persona u evakuuan nga lokalet afariste dhe hotelet.

Policia metropolitane tha se rrugët në zonë do të jenë të mbylluar për një kohë.

Kjo është hera e dytë që nga fillimi i vitit që rrjedhja e gazit ka penguar trafikun dhe punën e shumë kompanive në qendër të Londrës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit