”Rrugët”, Rama: Saliu arriti rekord botëror. Si të veshësh xhaketën time, këmishën e Braçes, pantallonat e Finos

Mos i humb

Sërish shifra të larta, 17 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19

Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 705 raste të reja dhe 17 humbje jete.NJOFTIMI I MSH Ministria e...

Ruçi pret Ambasadoren e re të Francës, Barsacq: Franca e vendosur që Shqipëria t’i bashkohet BE

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e re të Francës, znj. Elisabeth Barsacq, me rastin e fillimit të mandatit të...

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin zgjedhor në Pensilvani

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden...

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ambasadorja e SHBA: Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar me një mesazh shqiptarët në festën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar shqiptarëve si miq...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar projektet dhe infrakstrukturën  rrugore duke sulmuar edhe ‘paraardhësin’ e tij në qeveri  Sali Berishën.

Rama thotë se projektet e sotme të porteve dhe rrugëve nuk janë më premtime por procese në zhvillim, teksa thotë se dikur Berisha zgërdhihej me fjalët e tij.

Më tej Rama thotë se Berisha arriti rekord botëror pasi nga Muriqani në Kakavijë ka 28 standarde të ndryshme rrugësh. Ai ironikisht e krahasoi këtë duke iu referuar një përfaqësuesi të medias, duke i thënë se është njësoj sikur të veshësh xhaketën e tij, këmishën e Braçes, pantallonat e Bashkim Finos dhe jelekun antiplumb të Sali Berishës.

”Premtimet janë ëndrra, ambicie, dëshira, vullnet i mirë për të shkuar drejt një objektivi, kurse këto janë projekte. Portet s’janë premtime, janë procese të avancuara. Në pak javë porti i ri i Durrësit do jetë në garë ndërkombëtare. Në pak javë procesi i ri i Vlorës do jetë i hapur. Për portin e madh turistik të Durrësit jemi në bisedime me një shtet mik, për një proces shtet me shtet.

Nuk dua të jap më shumë detaje, sepse jemi në një proces të avancuar, dhe shkojnë bashkë. Për ta transformuar portin e Durrësit në turistik, që do jetë një qytezë në ujë aty ku sot janë malet me krom. Duhet të garantojmë portin e ri. Porti i Sarandës është një proces gati në përfundim, dhe në pak muaj nis investimi. Këto janë projekte në proces. Do maturohen pas shumë vitesh përpjekje. Kemi pasur edhe zbrapsje, si porti i Karpenit. Rruga Milot-Fier nuk është më premtim, ishte në 2013 kur unë flisja për Korridorin Blu, dhe Saliu zgërdhihej e bridhte si punëtor rrugësh duke qepur e shqepur. Madje duke arritur një rekord botëror.

Rekordi botëror i Saliut, nga Shkodra në Muriqa në Kakavijë, nëse nisesh ka 28 standarde gjatë rrugës. Imagjoni sikur ti për shembull të veshësh xhaketën time, këmishën e Erion Braçes, pantallonat e Bashkim Finos, edhe jelekun antiplumb të Saliut. Imagjino çfarë dordoleci. Ne po standardizojmë. Çfarë sigurie ka arritur rrugët e Saliut? Me këto qepje e shqepje. Nga Shkodra në Tiranë çfarë sigurie ka ofruar Saliu?

Natyrisht që drejtuesit gabojnë në matjen e shpejtësisë së deles, por nëse heqim delen, largojmë lopët, pishinat, magazinat i ndajmë nga rruga, dhe u japim gjithë njerëzve hapësirë. S’të del më fauna e egër, ku mund të dalë ndonjë sorkadhe, lepur apo ujk. Shihni rrethrrotullimet çfarë pikash katastrofike kemi.”- tha Rama.

🔎 EKONOMIA NË FOKUSInfrastruktura kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale dhe Plani 28 miliardë Euro i Bashkimit Europian për rajonin në infrastrukturë, energji, digjitalizim👍#RrugëtEuropianeqëDuam🛣#ShqipëriaqëDuam ☀️🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Galaxy S20 FE do të marrë One UI 3.0 (Android 11) më shpejt sesa pritej

Në fillim të kësaj jave, Samsung ka publikuar udhërrëfyesin për azhurnimin One UI 3.0, duke konfirmuar planet për azhurnimin e mbi 40...

Presidenti Vuçiç paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një...

Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për një të vdekur, dy të plagosur

Një shpërthim është regjistruar sot në Beograd, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në qendër...

Facebook do të fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të...

Pas 40 vitesh banim në shtëpinë e tij, i moshuari bën zbulimin e pazakontë

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 68-vjeçar ka zbuluar një bodrum që shërbente si strehë të sulmeve ajrore...