Rryshfet për të liruar djemtë e tij që vranë efektivin e RENEA-s, GJKKO jep vendimin për Adil Alikon

Mos i humb

GJKKO ka nxjerrë nga qelia me kërkesë të SPAK, Adil Alikon. GJKKO ka vendosur detyrim paraqitje për Adil Alikon të arrestuar për pastrim parash e falsifikim.

Adil Aliko në bashkëpunim me Gazmend Ajdinajn, e Sait Fishtën, dha 750 mijë euro cash dhe prona Henri Çilit për të ndërhyrë për të liruar nga burgu dy djemtë e tij Alban dhe Arbion, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Aliko, është ndaluar dhe më parë nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Adil Aliko është i njohur në Gjirokastër si një biznesmen me lidhje të ngushta politike me të dy kampet, PS e PD. Ai ishte arrestuar fillimisht nën akuzën e korrupsionit, dhe ndikimit të paligjshëm, mirëpo u la i lirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit