Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 8.945 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.185.231 ndërsa me 169 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 20.891.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 964.242 me 5.985 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0.7 është rritur në 0.8 për qind dhe tek 27.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.424 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 295.025 ndërsa me 24 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.254.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 384 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 46.4 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit