Rusi, marsh përkujtimor për Boris Nemtsov në Moskë

Mos i humb

Në kryeqendrën e Rusisë, Moskë, u mbajt një marsh përkujtimor për nder të ish-zv/kryeministrit Boris Nemtsov, ndaj të cilit tre vite më parë u krye atentat.

Marshi u organizua në bulevardin Strastnoy, ku morën pjesë disa mijëra persona të cilët kërkuan nga qeveria gjetjen e autorëve vrasjes së Nemtsov.

Në marsh mori pjesë edhe Kenesia Sobchak, moderatorja ruse e cila paralajmëroi kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe Alexei Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse.

Pjesëmarrësit mbanin banderola me mesazhe të ndryshme, fotografi të Nemtsov dhe flamuj rusë.

Nemtsov u vra nga afër nga një grup i paidentifikuar sulmuesish në natën e 27 shkurtit 2015. Ai u vra duke ecur në afërsi të Kremlinit me mikeshën e tij Anna Duricka, modele nga Kievi.

Nemtsov ishte ish politikan liberal rus dhe një shkencëtar, i cili në fund të viteve 1990 ishte zv/kryeministër i Rusisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të atëhershëm, Boris Jelcin. Më vonë ai u bë një nga kritikët më të zëshëm të politikës së presidentit rus Vladimir Putin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit