Rusi, mbi 1 milion e 30 mijë të prekur nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.030.690, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 17.871.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.185 raste të reja me virusin dhe 51 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 843.277, me 2.828 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 690 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 267.047, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.905, me 14 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 38,7 milionë teste, përfshirë 270 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit