Rusi, për të pestën ditë radhazi rekord i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Numri i infeksioneve të reja u ngjit për ditën e pestë me radhë, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 134.687 raste, thuhet në deklaratën e ekipit të urgjencës së vendit.

Pesëdhjetë e tetë njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 1.280, ndërsa 1.626 u shëruan, thuhet më tej.

Më shumë se 4,1 milionë teste janë kryer në vend deri më tani në përpjekje për të zbuluar infeksionet me COVID-19 në fazë të hershme.

Tre zyrtarë të lartë rus u shtruan në spital këtë javë me virus, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin.

Më 2 maj, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor (SUTD) publikuan një model të bazuar në matematikë, sipas të cilit 99 përqind e rasteve në Rusi do të zbulohen deri më 3 qershor dhe epidemia duhet të përfundojë deri në mes të gushtit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit