Rusi, protesta kundër rritjes së kufirit të moshës për pension

Mos i humb

Qytetarët rusë protestojnë për shkak të planeve të Qeverisë për të rritur kufirin e moshës për pension, që është një nga sfidat e rralla me të cilat përballet presidenti Vladimir Putin.

Duma ruse sot do të votojë për propozim ligjin sipas të cilit kufiri i moshës për pension shtetëror rritet nga 60 në 65 vjeç për burrat, gjegjësisht nga 55 në 63 vjeç për gratë. Rritja e kufirit të moshës do të bëhej në faza gjatë 15 viteve të ardhshme.

Aktivistë të Partisë Komuniste dhe të atyre që angazhohen për treg të lirë zhvilluan demonstrata në Moskë në prag të votimit në Duma. Një ditë më herët gjatë tubimit në Shën Petersburg u regjistruan disa raste të arrestimit të demonstruesve.

Qeveria pohon se Rusia ka nevojë për reformën e sistemit pensional në mënyrë që të stimulojë rritjen ekonomike. Shpallja e qëllimit të Qeverisë në ditën e hapjes së Kampionatit Botëror në futboll, i mbajtur në Rusi, ka hasur në shumë kritika.

Pensioni aktual mesatar në Rusi arrin në 14.000 rubla (rreth 190 euro)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit