Rusi, rrëzohet një avion luftarak

Mos i humb

Ministria ruse për Situata të Emergjencës, njoftoi të mërkurën për rrëzimin e një avioni luftarak Mig-31, gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Siç bëhet e ditur, të dy pilotët kanë arritur të katapultohen, ndërkohë që ekipet e shërbimeve të emergjencës në rajonin e Nizhegorodskay, ku është rrëzuar avioni, janë dërguar në terren për të gjetur pilotët në fjalë.

“Avioni pa municione, po kryente një mision, dhe i njëjti u rrëzua në një mal, me çka nuk ka shkaktuar dëme në tokë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Raportet fillestare flasin se rrëzimi i avionit është bërë nga shkaku i një defekti teknik./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit