Rusi, shkarkohet shefi i Shërbimeve Federale të Burgjeve pas publikimit të imazheve të torturave

Mos i humb

Presidenti i Shërbimeve Federale të Burgjeve (FSIN), Aleksandr Kalashnikov, është shkarkuar pas shfaqjes së imazheve të torturave dhe ngacmimeve në disa burgje në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin e shkarkimit pas pamjeve të torturave dhe abuzimeve që bënë jehonë në vend në disa burgje të vendit.

Në fillim të tetorit, në portale u publikuan video me imazhe të torturave dhe abuzimeve sistematike të të burgosurve nga rojet në disa burgje ruse.

Pamjet e torturës dhe abuzimit ndaj të burgosurve në arkivin e videove prej 40 gigabajt, të zbuluara nga arkivat e burgut, shkaktuan reagimin e publikut.

Pavarësisht se Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë e vendosi në listën e të kërkuarve programuesin e kompjuterëve që zbuloi video-arkivën me imazhe të torturave dhe ngacmimeve në disa burgje, vazhdojnë të publikohen imazhet e reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit