Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit.
Dy gra u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan, tha ai. Një aeroplan luftarak-bombardues Su-34 shkarkoi aksidentalisht mjete aeroplani, tha ministria.
⚡️ A huge crater after an explosion in #Belgorod. pic.twitter.com/ZWqZMlAnh4
— NEXTA (@nexta_tv) April 20, 2023
Incidenti ndodhi në orën 22:15 me kohën lokale të enjten, thane agjencitë ruse të lajmeve. Një hetim është duke u zhvilluar.
Imazhet dhe video në rrjetet sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi derisa një imazh tjetër duket se po tregonte një makinë në çatinë e një ndërtese.


