Rusia: Deklarata e Britanisë për gazin “e motivuar politikisht”

Mos i humb

Ministri rus i Energjisë, Alexander Noval, e ka quajtur “të motivuar politikisht” deklaratën e Britanisë së Madhe për reduktimin e blerjes së gazit rus.

Noval, duke komentuar deklaratën në fjalë, tha se nuk shërben për të promovuar konkurrencën në tregun evropian të gazit, edhe pse secili vend ka të drejtë të zgjedh furnizuesit e vet.

“Kam dëgjuar deklarata se Britania e Madhe dëshiron të reduktojë blerjen e gazit rus. Është e drejtë e çdo organizata tregtare dhe e drejtë e çdo vendi të zgjedh politikën e saj të energjisë”, tha Novak.

“Aktualisht, ne po bëjmë furnizimin me gaz në Evropë, bazuar në nevojat në kushte absolutisht konkurruese. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në një mjedis konkurrues. Vendime të tilla janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë për qëllim zgjerimin e konkurrencës në tregun evropian”, theksoi ai.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May të mërkurën duke folur në Parlamentin britanik, paralajmëroi një sërë masash në shenjë hakmarrjeje për përfshirjen e dyshuar të Moskës në helmimin e një ish-spiuni rus.

May, e cila konsideron se Rusia është duke përdorur energjinë e saj si një mjet për të ndikuar në vendet që janë të varura nga karburantet e saj, deklaroi se Britania dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të kërkojnë alternativa ndaj gazit rus.

Gjiganti rus i energjisë “Gazprom” furnizoi me gjithsej 16.26 miliardë metra kub gaz Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017. Vendet e Evropës Perëndimore përbëjnë rreth 81 për qind të eksportit të kompanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit