
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se do të përpiqen për të nënshkruar marrëveshje paqësore me Japoninë në kuadër të çështjes së ishujve.
Putin dhe kryeministri i Japonisë, Abe Shinzo, dhanë deklarata në lidhje me çështjen e ishujve në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në qytetin Vladivostok të Rusisë.
Presidenti rus tha se dëshirojnë që të zgjidhin çështjen e marrëveshjes paqësore me Japoninë. “Në kuadër të deklaratës së nënshkruar në vitin 1956, do të përpiqemi për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimin e marrëveshjes paqësore”, u shpreh ai.
Ndërsa Shinzo, i bëri thirrje Putinit që të bëhet marrëveshje paqësore. “Hapi i ardhshëm, është nënshkrimi i marrëveshjes paqësore që është detyrë e jona historike”, u shpreh kryeministri japonez.
Çështja në lidhje me ishujt
Rusia dhe Japonia, nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshje paqësore pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të një copë toke të cilën rusët e quajnë “Ishujt Kuril”, ndërsa japonezët “Rajonet Veriore”.
Bashkimi Sovjetik në vitin 1949 i okupoi ishujt dhe të gjithë shtetasit japonezë i kishte deportuar. Negociatat për një marrëveshje paqësore kishin filluar për herë të parë në vitin 2014, por ishte ndaluar për shkak të krizës së Ukrainës. Rajoni në fjalë përbëhet nga ishujt Iturup, Kunaşiri, Şikotan dhe Habomai në Oqeanin Paqësor.


