Rusia do të votojë ndryshimet kushtetuese më 22 prill

Mos i humb

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të martën dekretin me të cilin aprovon votimin mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese më 22 prill.

Nëse ndryshimet marrin miratimin e popullit, Putin do të ketë mundësi të kandidojë përsëri për president.

Aktualisht, kushtetuta ruse ndalon një president të shërbejë më shumë se dy mandate radhazi.

Më 10 mars, Valentina Tereshkova, gruaja e parë që kishte fluturuar në hapësirë dhe anëtare e Parlamentit, sugjeroi heqjen e kufizimit dhe gjeti mbështetjen e Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese e vendit gjithashtu u shpreh se ndryshimi është “i mundur”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit