Rusia “e shqetësuar” për vendimin e Trumpit për Jerusalemin

Mos i humb

Rusia shprehu shqetësimin e saj të thellë për vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, duke paralajmëruar se ky vendim mund të thellojë mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe Palestinës.

Në një deklaratë me shkrim nga Minisria e Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se Rusia do të vazhdojë të respektojë parimet e miratuara nga Kombet e Bashkuara në procesin Izrael-Palestinë.

Më tej thuhet se në kuadër të këtyre parimeve, Rusia nuk ka ndonjë ndryshim në drejtim të pikëpamjes se Jerusalemi Lindor në të ardhmen duhet të jetë kryeqyteti i shtetit të Palestinës. Në deklaratë thuhet se në të njëjtën kohë edhe Jerusalemi Perëndimor shihet si kryeqytet i Izraelit.

Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që t’u përmbahen hapave të cilat do të shkaktojnë rezultate të pakontrollueshme.

“Ndjehet shqetësim i thellë për vendimin e marrë nga SHBA-të, i cili mund të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet Izrael-Palestinë dhe situatën në gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ndërsa zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Gennady Gatilov në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ruse TASS tha se nuk e mbështesin vendimin e marrë nga SHBA-të. “Do ta kritikojmë këtë vendim të SHBA-ve në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.

Këshilli i Muftive të Rusisë dënon vendimin

Në anën tjetër edhe Këshilli i Muftive të Rusisë dënon vendimin e Trumpit për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem dhe kërkoi nga Washingtoni që të heqin dorë nga ky vendim i gabuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Muftive, qendra e të cilit ndodhet në Moskë, dënohet vendimi i qeverisë së SHBA-ve. Në deklaratë thuhet se vendimi në fjalë mund t’i nxisë përleshjet në rajon.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të heqin dorë nga ky vendim. Konfliktet në rajon mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut reciprok dhe nëpërmjet vendimeve të marra nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB). Muslimanët e Rusisë besojnë se për këtë rast, i cili është një nga konfliktet më të gjata në histori, duhet të gjendet zgjidhje politike, gjithëpërfshirëse dhe e drejtë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Muftive./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit