Rusia i shet gazin e parë një blerësi europian në rubla

Mos i humb

Gazprom Export, kompania eksportuese e Gazprom, ka finalizuar shitjen e parë të gazit natyror me çmim në rubla një kompanie të Europës Perëndimore, njoftoi firma ruse.

Kompania, e cila tradicionalisht shet gaz për blerësit evropianë në dollarë amerikanë ose euro, i ka shitur 80 milionë metra kub gaz Platformës Elektronike të Shitjeve (ESP) në valutën ruse për t’u dorëzuar deri te NetConnect Germany (NCG).

“Për herë të parë në historinë e Gazprom Export, një kompani e Evropës Perëndimore blen gaz dhe paguan në rubla për të”, tha Elena Burmistrova, drejtoreshë e përgjithshme e Gazprom Export, duke shtuar se kompania ka në plan të zhvillojë më tej shitjet në rubla nëpërmjet ESP-së ruse.

ESP është projektuar për të shitur fizikisht gaz natyror për konsumatorët evropianë, krahas furnizimeve sipas kontratave ekzistuese. Kur shitjet e gazit filluan nëpërmjet platformës në shtator të vitit 2018, kompania shiti rreth tre miliardë metra kub gaz pasi kishte nënshkruar kontrata me më shumë se 20 klientë.

Ky transaksion është pjesë e synimit të autoriteteve ruse për të reduktuar përdorimin e dollarit në tregti për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe një numër i madh i vendeve perëndimore.

Më 3 tetor të vitit 2018, ministri rus i Zhvillimit Ekonomik Maksim Oreshkin tha se Ministria që drejton dhe ajo e Financave, së bashku me bankën qendrore kanë hartuar propozimet e tyre mbi “dedollarizimin” e ekonomisë së vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit