Rusia kërkon nga YPG/PKK që të largohet nga kufiri mes Turqisë dhe Sirisë

Mos i humb

Organizata terroriste PKK/YPG do të përballet me Forcat e Armatosura Turke nëse nuk tërhiqet me armët e saja nga kufiri mes Turqisë dhe Sirisë, tha zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Policia ushtarake ruse dhe rojet kufitare siriane nuk do të ndërhyjnë, u tha Peskov përfaqësuesve të mediave në Moskë.

Duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar nga Turqia dhe Rusia 22 tetor në Soçi, Peskov tha se disa “skaje të pagdhendura” janë të pashmangshme në fazat e para të zbatimit të saj, pasi situata nuk mund “të bëhet e përsosur brenda natës”.

“Aktualisht, ne po vendosim forcat dhe pajisjet tona, si dhe forcat dhe pajisjet e rojeve kufitare siriane në zonat e përshkruara, gjë që në vetvete është një fakt pozitiv dhe tregon se në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe të përfshira në memorandum, po zhvillohen aktivitete konkrete”, tha Peskov.

Ai gjithashtu tha se Rusia është në kontakt me PKK/YPG-në dhe u kërkon atyre që të tërhiqen nga rajoni.

Duke folur për aspektin politik të zgjidhjes siriane, Peskov tha se takimi i parë i Komitetit Kushtetues Sirian, i caktuar të mbahet në 31 tetor, është “një rezultat pozitiv”.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat me qëllim për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me veriun e Sirisë dhe forcat e sigurisë turke dhe ruse do të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit