Rusia mbështetje të “kushtëzuar” për projektrezolutën për Gutën Lindore

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, duke theksuar se mbështesin projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për ofrimin e armëpushimit 30 ditor në Gutën Lindore, tha se “në projektrezolutë duhet që të gjithë palët të garantojnë se do të respektojnë armëpushimin”.

Lavrov, pas takimit të tij me homologun nga Uzbekistani, Abdulaziz Kamilov në Moskë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke vlerësuar projekt-rezolutën e KS-OKB-së e cila parasheh armëpushim 30 ditor në Gutën Lindore për dërgimin e ndihmave humanitare, Lavrov tha se, “Mbështesim projekt-rezolutën, por nuk gjendet një garanci se militantët do të respektojnë armëpushimin dhe nuk do ta sulmojnë Damaskun”.

Kryediplomati rus gjithashtu tha se janë të gatshëm për konsultimin e formulave të tyre për zgjidhjen reale të gjendjes në Gutën Lindore.

“Sugjerimi ynë është bazuar në atë që armëpushimi të zbatohet me garancinë që do të japin edhe në Gutën Lindore të gjithë aktorët e jashtëm. Për zbatueshmërinë e projekt-rezolutës ka nevojë për garancinë e aktorëve të cilët kanë ndikim mbi militantët”, tha Lavrov.

Më tej duke vlerësuar edhe procesin e Astana-s ku shtetet garantuese janë Rusia, Irani dhe Turqia, Lavrov u shpreh se, “Procesi Astana-s i prish planet e SHBA-ve për ndarjen e Sirisë. Për këtë shkak amerikanët bëjnë çmos për nënçmimin e këtij procesi”.

– 400 mijë civilë nën rrethim

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astanë u shpall zonë e deeskalimit. Pavarësisht kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

Në sulmet e ditëve të fundit janë shënjestruar 22 spitale, ndërsa mbi 300 persona humbën jetë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit