Rusia ndërpret furnizimin me naftë për Poloninë

Mos i humb

Rusia ka ndërprerë furnizimin për kompaninë më të madhe polake të naftës PKN Orlen përmes tubacionit Druzhba nga Rusia, sipas një deklarate të shefit ekzektutiv të saj, Daniel Obajtek.

Skutecznie zabezpieczamy dostawy surowców. Rosja wstrzymała dostawy ropy do Polski, na co jesteśmy w pełni przygotowani. Z Rosji pochodziło już tylko 10% surowca i zastąpimy go ropą z innych kierunków. To efekt dywersyfikacji, którą przeprowadziliśmy w ciągu ostatnich lat.
1/2

— Daniel Obajtek (@DanielObajtek) February 25, 2023

“Ne do të vazhdojmë të  sigurojmë në mënyrë efektive furnizimet. Rusia ka ndërprerë furnizimet për Poloninë, për të cilën ne jemi të përgatitur,” tha Daniel Obajtek.

Orlen tha se mund të furnizojë plotësisht rafineritë e saj nëpërmjet detit dhe se konsumatorët nuk do të preken nga vendimi i Rusisë.

Tubacioni Druzhba, i cili furnizon me naftë Poloninë dhe Gjermaninë, si dhe Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, u përjashtua nga sanksionet e BE-së për të ndihmuar vendet me mundësi të kufizuara për dërgesa alternative.

Nafta ruse përbën rreth 10% të furnizimit polak pasi Varshava ndërpreu importet pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit