“Rusia pret që SHBA të dëbojë edhe 55 diplomatë dhe personel rus”

Mos i humb

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se SHBA-ja do të kërkojë që edhe 55 diplomatë dhe personel administrativo-teknik rus të largohen nga vendi në muajt e ardhshëm dhe se situata në frontin diplomatik do të përkeqësohet edhe më tej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim lidhur me qëndrimin e Washingtonit ndaj misioneve diplomatike të Rusisë në SHBA, Zakharova rikujtoi se në misionet diplomatike të SHBA-së në Rusi punojnë 130 persona.

Në ambasadën ruse në Washington, në dy konsullatat në New York dhe në misionin në Houston punojnë të paktën 200 persona, theksoi Zakharova duke shtuar se “Situata në frontin diplomatik do të përkeqësohet edhe më tej, nëse merren parasysh kërkesat e pretenduara nga Washingtoni për largim nga SHBA-ja në muajt e ardhshëm të 55 diplomatëve dhe personelit administrativo-teknik, që në thelb nënkuptojnë dëbimin”.

Zakharova tha se do të kundërpërgjigjen në mënyrë të shpejtë, proporcionale, por jo domosdoshmërisht simetrike ndaj çdo veprimi armiqësor të SHBA-së kundër misioneve dhe punonjësve rusë.

Së fundmi më 2 gusht SHBA-ja vendosi të dëbojë 24 diplomatë që punojnë në ambasadën ruse në vend.

Për shkak të dëbimit reciprok të diplomatëve gjatë vitit mes dy vendeve, që nga 1 gushti e deri më tani ambasada e SHBA-së në Moskë vazhdon punimet e saj me numrin më të vogël të personelit në periudhën e fundit 5 vjeçare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit