Rusia raporton 613 vdekje nga COVID-19, shifër rekord që nga shpërthimi

Mos i humb

Rusia brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 613 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke shënuar një rekord të ri të viktimave nga virusi që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Task Forca Ruse e Urgjencës ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend ka arritur në 45.893.

Po ashtu u raportuan 28.585 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në 2,59 milionë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Rusi aktualisht është 491.978.

Numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 2,05 milionë, përfshirë 26.171 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

Përsa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirus, Rusia renditet në vendin e katërt në botë, pas SHBA-ve, Indisë dhe Brazilit.

Një fushatë masive e vaksinimit ka filluar këtë javë në Rusi dhe gjatë ditëve të fundit vendi ka parë një ngadalësim të lehtë të transmetimit të virusit.

Megjithatë, ekspertët thonë se numri i rasteve ditore duhet të ulet në mes 24 mijë dhe 27 mijë që Rusia të tejkalojë kulmin aktual dhe të regjistrojë një rënie të qëndrueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit