Rusia reagon ndaj vendimit të OKB-së për Moldavinë

Mos i humb

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i cili bën thirrje që Rusia të tërheqë pa vonesë trupat nga Moldavia.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, vendimi i OKB-së u përshkrua si një vendim “i pakëndshëm dhe i rrezikshëm”.

“Këtë iniciativë e shikojmë si një trillim për reklamë dhe propagandë të disa politikanëve në Kishinau në bazë të provokimit të ndjenjave anti-ruse për të fituar pikë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, thuhet në deklaratë, duke u mbrojtur ideja se njësia ushtarake ruse në Transnistria është garantuese e paqes dhe stabilitetit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pranuar vendimin i cili i bën thirrje Rusinë që të tërheqë pa vonesë trupat e saj nga Moldavia. Propozimi i Moldavisë u mbështet nga 64 vende, ndërsa kundërshtuan 14 vende dhe 83 abstenuan.

“Republika socialiste Transnistria e Moldavisë” e vendosur në mes të Ukrainës dhe Moldavisë, njihet si një rajon që shpalli pavarësinë e njëanshme. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia që nga viti 1992 në këtë rajon ka mbajtur njësi ushtarake, që i ka emërtuar “forca paqeruajtëse”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit