Rutte: Shqipëria ka bërë progresin e duhur drejt integrimit në BE

Mos i humb

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ndodhet sot në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës me këtë të fundit, ai tha se Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit.

Duke theksuar mbështetjen e Holandës, Rutte tha se ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara. Sipas tij Shqiperia ka bërë progresin e duhur drejt integrimit në BE

“Ju dhe unë kemi ndërtuar një miqësi gjatë ditëve, por është më mirë të mos debatojmë por të punojmë bashkë.

Jam i gëzuar që kemi hedhur hapin e parë për në BE për të nisur konferencën. Do vizitoj dhe Maqedoninë, duhet të jemi rigorozë dhe të drejtë dhe ju keni bërë kaq shumë përparim.

Duhet të fillojmë zyrtarisht këto negociata për të qenë të drejtë. Të ketë diçka gjatë rrugës që do ecim përpara, jam i lumtur për faktin që të 2 vendet po zhvillojnë një lidhje të thellë, me eksporte…

Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Këto kompani po punojnë të bëjnë më shumë biznes në këto vende.

Le të vazhdojmë të punojnë kështu, të takohemi ta ndërtojmë këtë miqësi, ta bëjmë shumë praktike, ne të jemi praktikë.

Jam i lumtur që jam këtu dhe ka kaluar shumë kohë, por pas 4 zgjedhjeve ja ku jam”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit