Ryabkov: Rusia dhe SHBA në prag të një konflikti të armatosur

Mos i humb

SHBA ka hedhur poshtë akuzat, sipas saj qesharake, nga Rusia, sipas të cilave ajo qëndron pas një sulmi të supozuar me dron në Kremlin dhe pasi zëvendësministri i Jashtëm i Moskës paralajmëroi se ”të dy fuqitë janë në prag të një konflikti të hapur të armatosur”.

”Ne po punojmë për të parandaluar që marrëdhëniet me SHBA të zhyten në humnerën e një konflikti të hapur të armatosur. Tashmë jemi duke qëndruar në buzë, në buzë të kësaj gremine”, tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov për ”Channel One” të Rusisë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Vërejtjet e tij vijnë pasi Moska bëri pretendime të pabazuara se SHBA qëndron pas një sulmi të supozuar me dron në Kremlin dhe një atentati kundër presidentit Vladimir Putin në fillim të kësaj jave.

Kievi dhe Uashingtoni i kanë mohuar akuzat.

Rritja e retorikës pason gjithashtu sulmin më të madh ajror të Rusisë në kryeqytetin ukrainas Kiev në një vit, tha të enjten administrata ushtarake e qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit