Sa E Ka Vlerën Mbjellja E Një Peme ?! Hadith

Mos i humb

Janë përcjellë shumë hadithe, që e nxisin njeriun të merret me këtë punë.

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Xhabiri (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Çdo musliman që mbjell diçka, çdo gjë që hahet prej saj do t’i shkruhet sadaka. Çfarë të vidhet prej saj do t’i shkruhet sadaka, çfarë të hanë kafshët prej saj do t’i shkruhet sadaka. Çfarë të hanë shpendët do t’i shkruhet sdaka, kushdo që t’ia harxhojë atë atij (të zotit) do t’i shkruhet sadaka.”

Gjithashtu është hadithi, të cilin e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Tajalisi nga Enesi (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Nëse Kijameti bëhet dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse ka mundësi ta mbjellë pa u bërë Kijameti, atëherë le ta mbjellë atë.”/keshilla islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit