Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sako qëndroi në SPAK rreth dy orë, ndërsa në dalje u ndal në një prononcim për mediet, ku theksoi se prania e saj në Prokurorinë e Posaçme nuk lidhej me detyrën e saj si kryetare e bashkisë së Durrësit.
“Isha si person në dijeni, por nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”, tha Sako. Kryetarja e bashkisë së Durrësit u përgjigj me “jo”, kur gazetarët e pyetën nëse prania e saj lidhej me inceneratorin e Tiranës. “Më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor”, përfundoi Sako.


