Salianji: Ramës i duhen 5 vjet të prishë provat për Ballën

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar ndaj Taulant Ballës.

Ai shkruan se Ramës do t’i duhen 5 vjet për të falsifikuar provat për Taulant Ballën. “Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxore tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e t’u të krimit!

Sot është dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…”, shkroi në “Facebook” Ervin Salianji./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit