Salmon Me Perime Në Furrë

Mos i humb

Kjo është një pjatë për të cilën mund të thuhet me plot gojën që është një pjatë për merak.

E shijshme dhe e shëndetshme, një recetë që kënaq shijen dhe nespsin tuaj më së miri.

Por përpara se të filloni me përgatitjen e recetës, duhet të keni parasysh se salmoni është një peshk i thatë dhe me mish paksa të fortë.

Prandaj edhe kjo mënyrë e përgatitjes është ideale për këtë lloj peshku edhe pse kërkon pak më shumë kohë.

Ju mund të përdorni peshk të ngrirë dhe kini parasysh që nëse peshku është i freskët, koha e pjekjes duhet të jetë më e shkurtër.

Peshku i freskët ka mish më të butë ndaj është gjithmonë një zgjedhje më e mirë.

Ju mund ta aplikoni këtë metodë për të gjitha llojet e peshkut, thjesht marinojeni peshkun 1-2 orë para përgatitjes nëse ai nuk është i thatë si salmoni.

Përbërësit:

1200 g salmon

2 qepë

2 karota

1 brokoli

5-6 thelpinj hudhra

7-8 kumbulla të thata pa fara

1 limon i shtrydhur

1 limon

majdanoz i freskët ose i tharë

kripë, vegeta, borzilok, rozmarinë, piper i zi për shije

vaj ulliri

gjysmë gote verë e bardhë

Përgatitja:

Fillimisht kriposni peshkun e pastruar nga jashtë dhe nga brenda. Bëni prerje të vogla dhe përhapni të gjithë lëngun e limonit, mbi të por edhe brenda.

Më pas lyejeni mirë me vaj dhe lëreni peshkun të marinohet i mbuluar në frigorifer deri ditën tjetër.

Para se ta vendosni për të pjekur, skuqneni pak peshkun nga të dyja anët me pak vaj ulliri.

Pas skuqjes, AgroWeb.org ju këshillon që në një tavë për pjekje vendosni në qendër salmonin dhe përreth perimet e pastruara dhe të prera së bashku me kumbullat e grira.

Shtoni erëzat, hudhrat e grira dhe fetat e limonit, brenda dhe sipër peshkut.

Hidhni përsiër vajin dhe verën e bardhë dhe vendoseni tavën e mbuluar me kapak, për t’u pjekur në 250 gradë celcius.

Pas rreth 20 minutash, hiqni kapakun dhe piqeni edhe për 20 minuta në nxehtësi të reduktuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit