Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rama: Shqipëria u dëgjua me respekt

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet e samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jeravan të Armenisë, i cili këtë vit bëri  bashkë 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”.

Rama publikoi takimet dhe momentet kryesore të samitit, teksa vuri në dukje edhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik.

Kreu i qeverisë theksoi se “Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt”, gjatë diskutimeve në samit.

Në një kohë transformimesh të thella gjeopolitike, diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve europiane, koordinimin e veprimeve për rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, si dhe avancimin e lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike e energjetike.

Samiti u bashkëkryesua nga presidenti i Këshillit Europian António Costa dhe kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të qenë një aktor aktiv në diskutimet strategjike evropiane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Europe më të qëndrueshme, të sigurt dhe të bashkuar.

https://www.facebook.com/watch/?v=1274554168225963

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit