Samiti për Demokraci në SHBA, publikohet lista zyrtare me vendet që janë ftuar

Mos i humb

Lista zyrtare me vendet që janë ftuar në samit është bërë publike sot, raporton Telegrafi.

Në letrën që Biden i ka dërguar Osmanit thuhet se “ne e njohim dhe e vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar demokraci dhe shoqëri që respektojnë të drejtat e njeriut që lejojnë të gjithë qytetarët të lulëzojnë”.

Burime nga administrata amerikane në Uashington kishin konfirmuar për Telegrafin se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.

Vendimi i administratës amerikane që ta ftojë Kosovën erdhi disa ditë pas njoftimit se vendi ynë nuk ishte në mesin e shteteve pjesëmarrëse, e që kishte shkaktuar debate në vend.

Fillimisht u publikua nga mediumi amerikan Politico lista jozyrtare me vendet që janë ftuar, aty nuk ka figuruar edhe shteti i Kosovës, ku si rrjedhojë pati edhe reagime.

20 organizata joqeveritare nga Kosova përmes një letre dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, patën kërkuar që të shqyrtohet ftesa për Kosovën për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë.

Ndërkaq, disa ditë më vonë, saktësisht më 15 nëntor Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden më 15 nëntor bëri të ditur se i ka dërguar ftesë presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Ndërkaq, sot lista zyrtare me vendet e ftuara në Samitin për Demokraci është bërë publike dhe Kosova është në mesin e shteteve që është ftuar.

Listën e vendeve që janë ftuar në Samitin për Demokraci mund ta gjeni KËTU.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit