Samsung kryeson shitjet. Ndiqet nga Huawei, Apple në vend të tretë

Mos i humb

“Apple” nuk është më prodhuesi numër dy i “smartphone”-ve në botë. Renditja e 5 të mëdhenjve të globit sa i takon telefonëve “të zgjuar” ka ndryshuar dhe vendin e gjigantit amerikan të teknologjisë e ka zënë tani “Huawei” kinez.

Ai është pozicionuar i dyti në renditje, në një kohë kur “Apple” ka parë t’i lëkunden pozitat dhe aksionet në treg.

Me një total prej 71.5 milionë njësi “smartphone”-sh të shpërndarë në mbarë globin, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, “Samsung”-u vazhdon të mbetet në krye të listës. “Xiaomi” ndërkohë ka mbërthyer pozicionin e katërt, me 31 milionë “smartphone”, ndërsa prodhuesi i pestë më i madh, “Oppo” është po nga Kina.

“Oppo” ka vazhduar shtrirjen sidomos në tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Shitjet e “iPhone”-ve të “Apple” pësuan gjatë 3 muajve të parë deri në fund të marsit, rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë, megjithëse tani po shfaqen shenja stabilizimi.

Kompania e fuqishme e teknologjisë “Apple” pohoi se të ardhurat nga “iPhone”-t u ulën me 17% në 31 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit