Samsung mund të kopjojë Apple dhe të dërgojë Galaxy S21 5G pa mbushës dhe kufje

Mos i humb

Samsung kishte kritikuar më herët gjigantin amerikan se ata nuk dërgonin kufjet dhe mbushësin me telefonat e tyre.

Dhe tashmë duket se ata do të veprojnë njëjtë.

Samsung po “konsideron faktin të përjashtojë kufjet themelore të paketuara dhe ngarkuesit” nga telefonat inteligjentë Galaxy S21 5G, transmeton Telegrafi.

Të paktën, tingëllon sikur Galaxy S21, S21 + dhe S21 Ultra të mundësuar nga 5G pothuajse me siguri do të transportohen pa kufje në vendlindjen e Samsung, përveç SHBA-së, që ndoshta do të thotë që përjashtimi i diskutueshëm i kufjeve dhe mbushësit do të bëhet globale shumë shpejt.

Mbetët për tu parë nëse këto thashetheme do të jenë të vërteta apo jo, por as kjo nuk do të pritet mirë nga fansat e Samsung. Sepse kujtojmë që ishin vetë ata që e kritikuan Apple pse ata kishin larguar kufjet dhe mbushësin nga paketimi i iPhone 12.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit