“Sanksionet e SHBA-ve për tubacionin e gazit nuk do të mbeten pa përgjigje”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, tha se Rusia do të përgjigjet me masa të njëjta ndaj sanksioneve të SHBA-ve ndaj projekteve “Rrjedha Turke” dhe Rrjedha Veriore 2″.

Duke folur në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Rusisë, Lavrov tha se përgatitja e një përgjigjeje të përshtatshme kërkon kohë dhe analiza.

“Ju siguroj se veprime të tilla absolutisht të papranueshme, të ashpra dhe në kundërshtim me të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare, me të gjithë vendosmërinë diplomatike dhe njerëzore nuk do të mbetet pa reagim”, tha Lavrov, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Buxheti i mbrojtjes i miratuar nga Kongresi Amerikan javën e kaluar përfshin sanksione për kompanitë e përfshira në projektet “Rrjedha Veriore 2” dhe “Rrjedha Turke”, duke pretenduar se këto projekte e bëjnë Evropën të varur nga energjia ruse.

Projekti “Rrjedha Veriore” që është funksional që nga viti 2011 me një kapacitet prej 55 miliartë metrash kub, sjell gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik.

Projekti “Rrjedha Veriore 2”, i udhëhequr nga ndërmarrja shtetërore ruse e energjisë Gazprom, është pothuajse i përfunduar dhe ka të njëjtin kapacitet vjetor, duke shkuar pothuajse paralel me rrugën e tubacionit të parë.

Bashkë, ata plotësojnë nevojat vjetore për gaz për një të katërtën e kontinentit evropian.

Tubacioni i gazit “Rrjedha Turke” ka një kapacitet të përgjithshëm prej 31.5 miliardë metra kub. Prej tyre, seksioni i parë me kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub është caktuar për furnizime për klientët turq ndërsa seksioni i dytë gjithashtu me 15.75 miliardë metra kub do të dërgojë gaz në Evropë përmes Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit