Scott për dialogun: S’është e dobishme që Beogradi dhe Prishtina të fajësojnë njëra-tjetrën

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha se situata në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë komplekse, por nuk është e dobishme që të dyja palët të fajësojnë njëra-tjetrën.

Scott iu tha gazetarëve në Pallatin e Serbisë se është e nevojshme që të dyja palët të ulen në tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.

“Kjo është ajo që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po angazhohen, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dyja anët”, tha ai.

Këto komente i dërguari i Washintonit në Beograd i bëri pas një takimi që pati me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton Klan Kosova. Ky i fundit tha se ishte mirë që SHBA-ja dhe BE-ja bënë thirrje për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, por që nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit