Akuzohet se vrau të riun për lekët e drogës tenton arratisjen nga burgu Bledar Selmanaj

Mos i humb

Bledar Selmanaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Babicë të Vlorës, ka tentuar arratisjen nga burgu.

Sipas informacioneve mësohet se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje mos të kalojë as sektorin ku ai ishte izoluar.

Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën.

Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi te riun kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit