Seanca e përbashkët, Konjufca: Dëshmojmë unitetin tonë përballë sfidave politike dhe gjeopolitike të sigurisë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi sot se seanca e sotme plenare e përbashkët e dy kuvendeve duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.

“Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit, i cili për ne është i përbashkët”, u shpreh Konjufca në fjalën hapëse të seancës plenare mes dy kuvendeve.

Konjufca tha se “jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të kuvendeve tona të Kosovë dhe Shqipërisë në fund të këtij viti për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.

“Edhe dy muaj bëhen 3 vjet që nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës përmbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementet, të cilat me lidhen me Serbinë që po e synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride”, theksoi Konjufca.

Konjufca u shpreh se “sulmi që u bë para pak ditësh ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist që nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rend ligjor e demokratik, i cili nuk ka alternativë në të tërë territorin e Republikës sonë”.

Mos harrojmë, vijoi Konjufca, që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës sonë kritike, furnizimit me ujë dhe me energji vjen një vit pas sulmit tjetër të rëndë që  e përjetoi Republika jonë që ishte sulmi në Banjskë.

“Organizatori i dhe mbështetës i këtij sulmi është Radoiçiç dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga presidenti Vuçiç, i cili ende mbetet i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi, e cila pothuajse nuk ekziston fare”, tha ai.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se “prandaj ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona përbën më shumë simbolikën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona”.

“Kam pasur nderin ta drejtoj këtë institucion për një mandat të plotë të kësaj legjislature, të cilën po e mbyllim edhe po ashtu Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është pothuajse në fund mandati duke qenë se ka zgjedhje parlamentare edhe atje, por mund të them që si kuvende kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, nënvizoi Konjufca.

Ai shtoi se “e kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin tonë ndërparlamentar dhe ky bashkëpunim është jo vetëm i kryetarëve, por edhe bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies përmes deputetëve tanë dhe komisioneve parlamentare, të cilat në takohen në baza të rregullta dhe kjo për ne ka qenë një arritje e konsiderueshme”.

Më tej Konjufca tha se “përveç se përfaqësojmë të njëjtin komb, përfaqësojmë edhe idealin e përbashkët të integrimit evropian të shteteve tona”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit