Sefaj: Kosova po lobon për anëtarësim ne Interpol

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, ka raportuar sot para Komisionit për Politikë të Jashtme lidhur me anëtarësimin e Kosovës Interpol.

Ministri Sefaj, para ligjvënësve ka treguar arsyet se pse është shtyrë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol, duke vënë në theks kështu frikën e votave të mjaftueshme për të kaluar kërkesa e Kosovës.

Por, ministri Sefaj ka siguruar ligjvënësit se MPB dhe MPJ-ja kanë marrë të gjitha që kjo çështje të shqyrtohet me hapa më te shpejtë, raporton Kosova Post.

Sefaj ka shprehur besimin se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit në Konferencë e Dubait që do të mbahet në muajin nëntor, për çka shtoj se nuk ka nevojë për aplikim.

‘Kosova nuk ka nevojë te aplikojë sepse është në agjendë. u konfirmua që nuk kemi nevojë të riaplikojmë për anëtarësim, na u konfirmua se Kosova është në agjendë dhe duhet rendi i ditës që të jetë në shtator 2018’ tha Sefaj, raporton Kosova Post.

Ai me ketë rast ka treguar edhe për kërkesën e palës kosovare që të largohen nga lisa e Interpolit emrat e personave nga jeta politike në Kosovë, ku me ç’rast ka përmendur rastin e kryeministrit Haradinaj i cili ishte arrestuar vitin e kaluar në bazë të një fletë arresti në Francë.

‘Kemi pas kërkesën që të bëhet eliminimi dhe anulimi i emrave të personave nga jeta politike e Kosovës që ishin të kërkuar nga Interpoli, kemi kërkuar të eliminohen këta emra nga kjo listë, kishim të bënim edhe me kryeministrin dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë sonë. Kemi kërkuar deadline se kur do bëhet fshirja e emrave. Na kanë thënë se do bëhet shumë shpejtë, dhe pas dy ditëve të kthimit nga takimi na është konfirmuar se është bërë anulimi dhe fshirja e emrave nga lista e Interpolit’, konfirmoj ministri Sefaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit