Sejdiu: Kuvendi duhet të marrë “frenat” e dialogut

Mos i humb

Shefi i grupit parlamentar i PSD-së Daradan Sejdiu tha sot pas mbledhjes se kryesisë se po shihet që pozita ka një interes për diskutim qorr për ta bllokuar seancën e opozitës.

Sipas tij pushteti po don që diskutimet të zhvillohen jashtë kuvendit të Kosovës, dhe kështu po vazhdohet me inate dhe idhnime dhe po pamundësohet një konsensus.

“Me veprimet e tyre pushteti po don që ky diskutim mos të bëhet ne kuvendin e Kosovës.Konsensus me inate e idhnime nuk mund të ketë. Në këtë mbledhje nuk kishte propozime konkrete”, tha Sejdiu.

Derisa nesër presidenti Hashim Thaqi do të takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, deputeti i PSD-së vlerëson se Thaçi nuk ka kompetencë të prek temën e territoreve.

“Presidenti nuk ka kompetencë të flas për territore.Rruga e vetme përpara është dialogu në kuvend me ndërtimin e një platforme.Këtë mund ta bëjmë në kuvend e jo në studio televizive.Kuvendi duhet t’i marrë dizginat e dialogut”, u shpreh ai./ Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit