Sejdiu: Me dallavere nuk fitohet, Prishtina ka vendosur me zemër

Mos i humb

Pas njoftimit të KQZ-së se është bërë një gabim në procesimin e votave gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së, diferenca mes kandidatit të VV-së, Shpend Ahmeti dhe atij të LDK-së, Arban Abrashi është tkurrur nga 307 në 237 vota, pas përmirësimit të gabimeve, të cilat KQZ i ka quajtur “gabime teknike”.

“Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preleminare (Jo-Përfundimtare). Ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

E sipas Sejdiut, e gjithë kjo ngjanë në një “dallavere”, sepse aty LDK e ka dërguar Sami Hamitin.

“Tash e kuptova pse LDK e ka dërgu Sami Hamitin ne KQZ. Me dallavere nuk fitohet Prishtina. Prishtina ka vendosur me zemër”, ka shkruar Sejdiu në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit