Sekretari Amerikan i Shtetit flet për situatën në Gazë: Palët të mbrojnë civilët, Izraeli të sigurojë jetën e tyre

Mos i humb

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë një vizite në Danimarkë, është ndalur tek situata e trazuar mes Izraelit dhe Palestinës.

Blinken u ka bërë thirrje palëve që të mbrojnë civilët, sidomos fëmijët, ndërsa shtoi se Izraeli, si një vend me demokraci më të shëndetshme, ka një barrë shtesë për të siguruar mbrojtjen e tyre.

“Ne do të bëjmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunë. Jemi të gatshëm për mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim”, u shpreh Blinken.

Kujtojmë se në Gaza, dhuna nga të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi është përshkallëzuar dhe nga sulmet e të dyja palëve janë shënuar viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit