Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres do të vizitojë Kolumbinë në shenjë mbështetjeje për përpjekjet paqësore në këtë vend.
Misioni i OKB-së në Kolumbi njoftoi se Guterres vizitën e punës në këtë vend do ta fillojë duke u takuar me presidentin kolumbian Juan Manuel Santos më 13 janar.
Ai theksoi se në takimin në Casi de Narino, në Bogotë do të jenë të pranishëm anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të forcave të sigurisë.
Kreu i OKB-së do të duhet të vizitojë edhe një nga kampet e militantëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) të cilët kanë lënë armët./Rtv islam/


