Policia e Greqisë ka sekuestruar 11 kilogramë kokainë.
Në pranga kanë rënë 5 grekë dhe një person i një tjetër etnie. Droga e sekuestruar është gjetur në një dyqan fruta-perimesh në zonën e Pireut, ku veç kokainës janë gjetur edhe 200 mijë euro.
Sipas një njoftimi të Policisë Helenike, organizata kriminale e shpërbërë ishte aktive në furnizimin dhe trafikun e mëtejshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në rajonin e madh të Atikës.
Në këtë kuadër janë arrestuar pesë grekë të moshës 20, 38, 49, 63 dhe 65 vjeç dhe një i huaj 37 vjeç në zonat e Pireut dhe Halandrit.
Nga mënyra se si operonin, grupi është cilësuar si i mirëstruktuar.
Ata priten të gjithë të dalin para Gjykatës së Pireut, ku dhe do i jepet dënimi.


