Sekuestrohen 3 tonë kokainë në portin e Holandës

Mos i humb

Zyrtarët e doganave në Portin e Roterdamit në Holandë sekuestruan 3 tonë kokainë të fshehur në një kosh me pure bananeje, njoftuan autoritetet holandeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kontenieri ishte në rrugën e tij nga Ekuadori për një kompani në Basel të Zvicrës, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Roterdamit.

Zbulimi është një nga më të mëdhenjtë e bërë në port, i cili është porti i dytë më i madh në Evropë.

Autoritetet shpesh sekuestrojnë kokainë në Portin e Roterdamit.

Në mars, zyrtarët konfiskuan 4 tonë drogë të fshehur në një kontejner që mbërriti gjithashtu nga Ekuadori.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit