Sekuestrohen ilaçe kontrabandë dhe teste Covid-i në Durrës/ Në pranga 4 persona, mes tyre 2 doganier

Mos i humb

Një sasi medikamentesh dhe testesh të shpejta për koronavirusin u sekuestruan këtë të enjte në Durrës.

Në operacionin policor të koduar “Porosia”, efektivët kanë ndaluar në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues 35-vjeçarin Granit Kerxhaliu dhe pronar 57-vjeçarin Behar Lleshi Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen, njofton policia.

Kerxhaliu dhe Lleshi nga Kosova jetojnë në Londër dhe nuk dihet se ku po i dërgonin barnat.

Hetimet kanë zbuluar dhe dy doganierë, si të përfshirë në kontrabandën e këtyre produkteve. 58 vjeçari Artan Topuzi dhe 52-vjeçari Enkel Shehi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Katër të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit