SPAK ka “zbritur” në Kolonjë, aty ku ka marrë dokumentet e kësaj bashkie. Sipas informacioneve mësohet se nga ana e prokurorëve të SPAK, janë bllokuar të gjitha dokumentet që përkojnë me tenderat e Bashkisë.
Dyshohet se shkak i bllokimit nga SPAK është bërë denoncimi i një ish-punonjëse të Bashkisë së Kolonjës.
Deri tani nuk ka informacione për persona të ndaluar apo shoqëruar, por vetëm sekuestrimin e disa dosjeve me materiale që kanë lidhje me prokurimet publike (tenderat).
Pritet që në orët në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për mediat në lidhje me aksionin e kryer në Bashkinë e Kolonjës


