Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në një kontejner në Itali, ishte nisur nga Ekuadori

Mos i humb

Është sekuestruar në Itali mbi 1 ton kokainë në një kontejner.

Mësohet se kontejneri ishte nisur nga Ekuadori.

Agjentët e Guardia di Finanza dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve kanë identifikuar sasinë e drogës në një kontejner me banane në portin e Gioia Tauro.

Substanca narkotike, për një total prej 1,126 kg, u identifikua përmes një kontrolli të ushtruar në mbi 2100 kontejnerë që vinin nga kontinenti i Amerikës së Jugut.

‘Ansa’ shkruan se zbulimi i kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar.

Po ashtu mësohet se kokaina ishte e një cilësie shumë të pastër, ndërsa nëse do të dilte për shitje në treg do të kapte shifrën e rreth 225 milionë eurove.

Mes të tjerash mësohet se kontejneri kishte si destinacion një port në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit